Fletëza

Në të gjitha gjuhët e botës
dashuria i ka duart e buta
përqafimin e ka të zjarrtë
dhe puthjen e ka të ëmbël

Çdo dashuri e ka të bukurën
farë e saj s´na lë të shuhemi
dashuria i flet gjitha gjuhët
betejat i bën edhe mbi bari

Kjo gjuhë e bukur e zemrës
e shpërndarë tek gjithsecili
brenda e ka prejardhjen tonë
lulet me zambak dhe dafina

Në të gjitha gjuhët e botës
dashuria është e vetmja liri
foshnja e vetme e kraharorit
që i lidhë zemrat me zemër!..

Rrustem Geci – Dortmund

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).