Uji Dea

Fletëvotimet në zarf

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pak ditë para se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të vendosë për përmbajtjen e fletëvotimeve, krerët e partive më të mëdha të vendit janë pajtuar me kërkesën e Serbisë që në fletëvotimet për kryetar komunash dhe për Asambletë Komunale mos të ketë simbole të Republikës së Kosovës.

Megjithëkëtë liderët e PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe AKR-së kanë insistuar që stema e Republikës së Kosovës të mbetet në materialet zgjedhore dhe si kompromis janë pajtuar për një formë të re të materialit zgjedhor.

Uji Dea

Sipas marrëveshjes që liderët politikë e kanë arritur të shtunën pasdite, materiali zgjedhor në zgjedhjet e 3 nëntorit do të përbëhet nga një letër mbështjellëse e dy fletëvotimeve.

Letra mbështjellëse do t’i përmbajë gjitha elementet e shtetësisë së Kosovës, përfshirë stemën e shtetit dhe logon e KQZ-së, ndërsa, brenda asaj flete mbështjellëse do të futen fletëvotimi për kryetar komune dhe ai për Asambletë Komunale të cilat nuk do të përmbajnë kurrfarë simboli shtetëror… (Tribuna).