Fundamenti

Fletë më e votuara e Kamenicës, Besa Hoxha Krasniqi: Do të jem zëri juaj, në Asamble

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Besa Hoxha Krasniqi është femra më e votuar në Kamenicë dhe më e votuara brenda LDK-së. Ajo ka falënderuar të gjithë elektoratin e saj dhe të LDK-së që i ka dhënë besimin që të jetë në ulësen e Asamblesë, derisa ka premtuar se do të jetë zëri i qytetarëve në trajtimin e problemeve dhe kërkesave të qytetarëve.

“Do të jem zëri i juaj në Asamble. Kështu e nis falënderimin e saj adresuar elektoratit Besa Hoxha Krasniqi. “Të nderuar miq, familjarë, kolegë/e, bashkëpunëtorë, simpatizantë, qytetarë të respektuar të Komunës së Kamenicës, tashmë KQZ-ja bëri publike rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Në bazë të këtyre rezultateve, kam dalë FEMRA (duke i kaluar edhe burrat ) më e votuar në Kamenicë e më e votuara brenda LDK-së, për Asamblenë Komunale” ka shkruar Krasniqi.

Eco Higjiena

“Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur, të gjithë ata që ishin pranë nesh, ata që nuk e kursyen kohën e tyre, duke qenë përkrah nesh me aftësitë diturore e intelektuale, me vullnetin, angazhimin dhe bindjen e tyre për ta finalizuar përpjekjen tonë. Ju jemi mirënjohës përjetësisht dhe me respektin më të madh përulem para secilit nga ju, që ishit dhe mbeteni frymëzimi, motivimi, synimi dhe qëllimi i misionit tim për qenë zëri juaj, shërbyesi i juaj i devotshëm gjatë gjithë mandatit në Asamble. Të nderuar qytetarë të Kamenicës, me respektin më të madh përulem para jush dhe ju shpreh falënderimet zemërore për besimin e dhënë! Me konsideratën më të lartë për ju, qytetarë të mrekullueshëm të Kamenicës! E juaja, Besa Hoxha – Krasniqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.