ARKATANA

Flet eksperti i urave dhe profesori Naser Morina: Ura te Liqeni i Badovcit injorancë apo sfidë e Qeverisë Qendrore

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Profesori Naser Morina pikërisht në intervistën mbi gjendjen e urave në Kosovë në maj 2023 ka cekur edhe domosdoshmërinë e intervenimeve në shumicën e urave të Kosovës të ndërtuara nëmës viti 1965 – 1975 ai ka cekur edhe me urgjencë intervenimin në urën e Badovcit, ku edhe pas 2 jave është marr iniciativa nga organet gjegjëse të ndërtohet bay pasi dhe kjo urë të rrënohet sepse paraqiste rrezik të mëtutjeshëm për zhvillimin e komunikacionit në rrugën nacionale N-25.2. Mirëpo askush nuk ka menduar se kjo urë me gjatësi prej 33 m të mos ndërtohet ma shumë se 1 vit, dhe kështu çdo ditë paraqet rrezik për akteret në komunikacionin që zhvillohet në këtë aks rrugor.

Eksperti dhe profesionisti i urave Naser Morina thotë për rajonipress se disa herë kemi dëgjuar nga përgjegjësit e MIA se duhet projektuar projekti që është logjike, pastaj po presim zbritjen e nivelit të ujit në liqe dhe arsyetime të ngjashme.

“Është jo profesionale dhe jashtë logjikes të deklaratave të personave kompetent nga MIA se duhet pritur zbritjen e nivelit të liqenit për t`i ndërtuar shtyllat si në vitet e 70 kur është ndërtuar kjo urë. Devijimi në hyrje nga Gjilani dhe po ashtu nga Prishtina paraqesin rrezik permanent ku kemi parë disa ndeshje në pahit elastike të vendosura për skaj rrugës, si dhe disa automjete kanë përfunduar edhe në liqenin e Badovcit. Pikërisht se punimi i kthesave me një rreze shumë të vogël paraqet rrezik permanent në çdo çast nëse takohen 2 automjete të rënda apo autobus, që e kemi vërejtur disa here gjatë udhëtimit që ne e kalojmë ketë aks rrugor çdo ditë, e që ka qen e mundur këto pjesë të rregullohen në mënyrë ma profesionale, nëse ishin kontaktuar ekspertet e fushë së infrastrukturës” sqaron Morina.

Naser Morina është njeriu më i thirrur dhe më kompetentë për të folur mbi gjendjen e urave në Kosovë meqë ka të kryer doktoraturën në Sarajevë pikërisht në këtë fushë dhe lami dhe është profesor i rregullt në kolegjin UBT.

Uji Dea

Nisur nga përvoja e tij dhe bazuar edhe në eksperiencën e tij Morina thotë se për një kohë të gjatë, konsiderohej se jeta e shërbimit të strukturave të betonit është e pakufizuar.

Profesor Morina si ekspert që ka doktoruar dhe mban lëndën e URAVE në UBT, mendon se zgjidhja ka mundur të bëhet shpejt duke pasur parasysh se muret bregore janë ekzistuese dhe meqenëse ura nuk është e madhe me 4 profile I nga beton – armeja ka mundur të ndërtohet brenda periudhës 1 mujore, pasi në afërsi të urës ka sipërfaqe të mjaftueshme që këto struktura të ndërtohen siç është ndërtuar edhe ura në auto udhën Arben Xhaferi.

“Edhe ashtu rruga Gjilan – Prishtinë është mjaftë e dëmtuar në disa pjesë nga mbi ngarkesa e kamionëve, kur i shtohet edhe pjesa e devijimit tek ura kjo paraqet rrezikshmëri permanente për akteret në komunikacion. Duke parë se përfundimi i auto udhës për Gjilan nuk do të bëhet as në vitin 2024, është urgjente që qeveria të intervenoi në rregullimin e urës së Badovcit” tha Morina./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.