Fundamenti

Flet deputetja Bunjaku: A është Gjilani, i udhëhequr nga LVV-ja ?!

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Qeveria e Kosovës po diskriminon sipas mediave të Kosovës, shumicën e komunave që nuk udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje. Fatkeqësisht edhe Gjilani, pavarësisht se drejtohet nga partia e Vetëvendosjes, mbetet i bllokuar në çdo investim kapital.

Në Gjilan, gjithçka është në stagnim e bllokim. Investimet e mëdha kapitale për ujë të pijshëm, në infrastrukturë, ujëra të zeza, nuk janë as në prioritet. Duke lexuar lajmin se Qeveria Kurti 2 po diskriminon komunat që nuk udhëhiqen prej LVV-së e po favorizon ato me drejtues nga LVV-ja, dhe duke e parë se Gjilani është shumë mbrapa në buxhet, grante qeveritare e investime nga Qeveria, po pyes me të drejtë, a është edhe Gjilani, i udhëhequr nga Vetëvendosje?!

UBT

Përgjigjen ta ofrojë vetë Kryetari i Komunës së Gjilanit.