Flet Adnan Januzaj, tregon për të ardhmen

Adnan Januzaj e ka thyer heshtjen pasi u përfol shumë në mediat angleze për largimin e tij nga Manchetser United. Mefushori nga Istogu i ka dhënë intervistë një gazete belge ku ka sqaruar të ardhmen e tij.
“Nuk është e vërtetë se unë dua të largohem. Nuk e kam kërkuar këtë gjë asnjëherë. Jam i lumtur në Manchester, por jo me kohën që luaj unë këtu. Kam biseduar me Van Gaal dhe më është premtuar minutazhë më e madhe në fushë. Unë do të vazhdoj të punoj shumë për të arsytuar prezencën time në fushë. Mendoj se mund ti ofroj shumë kësaj skuadre dhe së bashku të arrijmë objektivat tona” ka thënë Januzaj./Indeksonline/