ARKATANA

Flakareshat e ambasadorëve

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Sinan Sadiku – Po të mos na mbronin SHBA-të: shqiptarët, Republika e Shqipërisë, Republika e Kosovës, nuk e di a do të ekzistonin?! SHBA na ka mbrojtur disa herë nga armiqtë e jashtëm (Serbia… ) dhe janë duke na mbrojtur nga vetvetja! Prej vitit 1990 e këndej, Shqipëria ka pushuar së funksionuari si shtet dy herë: në vitin 1990 kur rendin e kthyen dhe e mbrojtën Karabinieria Italiane në marrëveshje me SHBA-të, dhe në vitin 1997 kur lufta e shqiptarëve kundër shtetit të vet i shkatërroi institucionet shtetërore, duke përfshi edhe ushtrinë!

Ishin SHBA-të ato që e mbrojtën Shqipërinë, se përndryshe shtetet fqinjë do ta copëtonin pa i humbur as 100 ushtarë! Po të mos ishin masat parandaluese të amerikanëve, shqiptarët do ta shkatërronin shtetin e vet edhe disa herë të tjera, por ata (amerikanët) nuk po i lejojnë.

Madje po e shohin kiametin me ta, nuk po e kanë hiq lehtë me i pengue, mos me i lanë me prishë shtetin e vet! Sa na përket neve shqiptarëve të Kosovës, po të mos na mbronin amerikanët me neve do të kryente punë Serbia e Millosheviqit dhe Kosova do të ishte ashtu siç është Sanxhaku i Nishit. Megjithatë amerikanët i harxhuan qindra miliarda dollarë, e vunë në lëvizje tërë botën, e ndryshuan rendin botëror dhe na mbrojtën.

Na mbrojtën dhe na bënë shtet, për aq sa mund të bëhet shteti nga shqiptarët, të cilët e kanë plot gojën liri, shtet…, ndërsa në realitet punojnë kundër lirisë dhe kundër shtetit të vet! Po flas për shqiptarin real, e jo për shqiptarin e këngëve folklorikë, për shqiptarin e eposit të kreshnikëve. Edhe nëse ka një forcë që e pengon Serbinë 100%, që nuk e lejon atë t’ia shkaktojë qoftë edhe një dëm të vogël Kosovës, neve na duhen amerikanët për të na mbrojtur nga vetvetja. Ne e shkatërrojmë Republikën e Kosovës, ne ia marrim lirinë njëherë pjesës më të madhe të shqiptarëve e në fund edhe veti!

Ne hahmi mish ner veti, derisa të mos mbetemi asnjë! Tani më nuk duhet të jesh i mençur që ta shohësh se sjellja e udhëheqësve tanë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë është sjellje pa asnjë përgjegjësi, është si sjellja e disa fëmijëve të lazdruar, të çoroditur të cilëve nëse herë herë nuk ua jep nga një ose disa shpulla e kallin shpinë! Ambasadorët e shteteve dërgohen në shtetet tjera për t`i mbrojtur interesat e shtetit që i dërgon.

Uji Dea

Sa i përket Kosovës, ambasadorët e shteteve mike kanë shumë më shumë punë, shumë më shumë sfida. Detyra kryesore e tyre është ta mbrojnë shtetin e Kosovës nga ata për të mirën e të cilëve është krijuar, sepse nëse nuk e mbrojnë ambasadorët, atë e prishin shqiptarët, madje edhe për inati të Amerikës! Pra ambasadorët e shteteve mike në Kosovë nuk guxojnë t`ia lejojnë veti luksin dhe të sillen si ambasadorë!

Atyre u duhet të sillen si kujdestarë të udhëheqësve tanë , të udhëheqësve të cilëve u munguan përgjegjësia e burrështetasve, dhe sillen e veprojnë si fëmijë të lazdruar, të çoroditur. Andaj këta fëmijë të çoroditur i bien n’men veç shpullat, flakareshat e ambasadorëve. Shtrohet pyetja pse po na mbrojnë shtetet mike? Përkundër disave që mendojnë se Amerikanët na kanë mbrojtur dhe na mbrojnë sepse kanë interesa të mëdha, interesa ekonomike, strategjike… , unë nuk mendoj ashtu.

Për bindjen time Kosova me një sipërfaqe prej më pak se 11 mijë kilometra katrorë, me rreth 1.5 milion banorë nuk qon kurrfarë peshe për SHBA-të, as sa i përket pasurisë që e posedon, as hapësirës, as…

Neve Amerikanët dhe popujt e civilizuar janë duke na mbrojtur siç mbrohet një specie në zhdukje e sipër. Ne i vrasim kaprojtë, shqiponjat, arinjtë… dhe krenohemi për “heroizmin” tanë, ndërsa popujt e civilizuar investojnë me dhjetëra miliarda dollarë për t`i ruajtur ato specie të rralla.

Andaj mendja jonë nuk arrin ta kuptojë se si dikush mund të shpenzojë aq shumë për të na mbrojtur neve, si specie në zhdukje e sipër!/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.