Uji Dea

Fjolla Jusufi kryetare e AGK-së në Cërrnicë

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Aleanca e Gruas së Kosovës – Dega në Gjilan, të enjten ka themeluar nëndegën e saj të radhës në Cernicë. Në kuvendin për themelimin e kësaj nëndegë, në të cilin morën pjesë nënkryetarja e AAK-së në Gjilan Mevlyde Zejnullahu dhe sekretarja organizative e AGK-së në Gjilan Xhylie Hajdari, me vendimin unanim të të gjitha anëtarëve prezentë, kryetare e nëndegës së AGK-së në Cernicë u zgjodh Fjolla Jusufi.

Kjo e fundit, premtoi se bashkë me anëtaret tjera do të punojnë që të rrisin akoma më shumë numrin e grave të nëndegës në Cernicë.

Hidromorava

Nënkryetarja Zejnullahu dhe sekretarja organizative Hajdari, njëherit u takuan edhe me kryetarin e nëndegës së AAK-së në Cernicë Afrim Sherifi si dhe anëtarët e kryesisë së kësaj nëndege, me të cilët diskutuan për gjendjen e tanishme si dhe për planet e bashkëpunimit me nëndegën e Cernicës, atë të gruas (AGK) si dhe atë të rinjve (ARK)./rajonipress/