FIDANISHTJA

Fjala më e rëndë se plumbi

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Nga Shefik Shkodra – Sërish, të nderuar kemi të bëjmë me fjalën. Shumë aforizma dhe anekdota kemi në shqip për fjalën. Dhe fjala gjithnjë ishte dhe mbetet si mjeti kryesor i komunikimit direkt. Por ka edhe përgjegjësi për të. Nuk ka thënë populli pa qëllim: “kau lidhet për brina e njeriu për fjale”. E nëse është ashtu, atëherë, ose duhet pasur kujdes se çfarë hedhim jashtë goje, ose duhet të jemi përgjegjës dosido për atë që themi. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një person publik, zyrtar institucional. Cilido qoftë ai/ajo ushtrues i çfarëdo detyre publike e shtetërore.

Jahjaga, Gërxhaliu, Çitak(u)ja…

Shpesh njeriut i vjen “gjynah” për ndonjë personazh nga institucionet tona, kur del para publikut e nuk di çka thotë, njeriu do të thoshte, “baja gajlen t`i kalorësit”…ai/ajo nuk e ka ndërmend të mërzitet për atë se çka thonë të tjerët.

Pajtohem se, nuk është e drejtë të ofendosh figurat publike, zyrtarët institucional e qeveritar. Por, t’u tërhiqet vërejtja dhe t’i sugjerosh do të ishte kurdoherë punë e mirë, po qe se këta zyrtar e persona publik do të kishin pranuar ndonjë herë ato thënie. E jo, me moton e vrazhdët: “në këtë anë më hyn, n’anën tjetër më del”, thënie si arkaike e nga pak me erë anarkizmi. Fjala po vjen! Do të thotë, edhe zyrtarët, njerëz publik nëpër institucione duhet ta matin mirë fjalën e vet.

Pse, mund ta bindësh dikë ti zonjë apo zotëri se, te rinia jonë paska njerëz “dembelë”, se këta janë të pa punë, përndryshe punë ka(?!). Pse mund të thuhet se të gjithë janë të tillë, ikin nga vendlindja për standarde tjera. Në mesin e gjithë njerëzve, mund të gjenden edhe “karasevdalinj”, edhe tipa që merren me punë paraziti e me drogë, ka edhe hajna, por ka prej pjesës më të madhe që nuk i kanë kushtet elementare për jetë. Dhe punën e duan, të lutem, punë nuk ka! Pak si patetike, por ata që kanë fëmijë të rritur mund ta dinë të gjithë. Jo këta të “elitës”, me siguri nuk e dinë.

Nuk e di cili është qëllimi, kur thuhet se, “në Kosovë është krijuar bindja e të papunëve e jo e papunësisë”, kështu disi (nëse s’gaboj) e kishte thënë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, S. Gërxhaliu. E kam menduar si kuadër të mirë këtë njeri. Po, tipi që i di këto vende pune, është dashur të bëj me kolegët e vet një farë planifikimi për të gjitha komunat, çfarë ka mundur të veprohet në favor të punësimit, qoftë edhe “sezonale” për këta të rinj.

Mobi Casa

Njësoj edhe kryetarja e Kosovës flet, “s’ka më azil për kosovarët, ka perënduar koha e azilit!” kështu disi më duket thërriste në një konferencë shtypi. Po. Ka perënduar “azili” për ty, për rrethin tënd, për atë “elitën” që po e quani, por nuk mund të perëndoj kurrfarë rruge për “gyrbet” për ata dhe ato që nuk kanë mundësi të sigurojnë bukën e fëmijëve. Ka “perënduar azili” vërtet për një grup të vogël, të cilët sigurojnë të ardhura mujore, aq sa kanë dëshirë, aq sa u del kohë të marrin edhe norma për mësimdhënie nëpër universitete publike e private. Këtu jemi dakord, se për këta personazhe nuk ka nevojë rrugëtimi jashtë Kosove. S’ka më mirë askund se këtu për këta.

E prandaj, mund të kenë gabuar këta të rinj që po ikin strehëve të huaja, sepse nuk bën t’i prishet pamja zyrtarëve tanë – grofa. Edhe Vlora Çitaku, ministrja për integrime evropiane ka disa fjali që djegin…ka vullnet për diçka të mirë, por vështirë është, kur njeriu bën veç fjalë…Vështirë të bëhet integrimi, a?!

Një femër mjaft simpatike, në detyrë e sektor qeverisjeje, ani duket se posedon diçka nga inteligjenca, por edhe nga atdhedashuria. Fatkeqësisht, fjalët jo aq të zgjedhura. Gjithnjë si nga ex-cathedra. Këto farë parullash dalin si, imperativ nga pozita e si një kërcënim.

Po, natyrisht, po të ishin njerëzit tanë që, vetëm bredhin rrugëve për qejfe, e ndërkohë arrijnë të nëpërkëmbin çdo gjë të vendit, me të papritura e me incidente të ndryshme deri te prishja e imazhit të vërtetë, atëherë me siguri, do të duhej që të ndërmerren masa ndaj atyre “udhëtarëve” edhe me mjetet tjera juridike.

Ndryshe, jemi me dy gabime. I pari më i lehtë se i dyti. I dyti që nuk e pranon të parin rëndon më shumë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.