Fitorja kundër Dortmundit, ditë e veçantë për Mavraj
Lojtari i Kolnit Mergim Mavraj, kundër Dortmundit, luajti vetëm 3 minuta. Por, për të ishte ditë e veçantë pasi ai në këtë ditë u rikthye nga lëndimi dhe zhvilloi ndeshjen e 100-të në Bundesliga.
Ai në rrjetin social “Facebook”, postoi një foto duke thënë se, “Pas 7 muajsh, Unë jam kthyer, për herë të njëqindtë në Bundesligë”.
Skuadra e lojtarit shqiptar Koln mposhti Dortmundin me rezultat 2 me 1./Indeksonline/


