Eko Higjiena

Fitore për këndellje

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drita e ka dëshiruar shumë fitoren nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Bekim Isufi dhe këtë e ka arritur me dy gola epërsi, të shënuar në pjesën e dytë. Drita – Ferizaj 2:0 (0:0). Shënues: Florim Bërbatovci 65’, Shqipërim Kelmendi 90’.

Drita e ka dëshiruar shumë fitoren nën udhëheqjen e trajnerit të ri, Bekim Isufi dhe këtë e ka arritur me dy gola epërsi, të shënuar në pjesën e dytë.

Në pjesën e parë, ka qenë Florim Bërbatovci që i ka pasur dy raste ideale për të shënuar, në minutën 12 kur u shërbye nga Xh. Shabani, por që nga një pozitë e mirë nuk ia doli të shënojë, derisa ai huqi edhe në minutën 28, kur nuk e qëlloi topin si duhet.

Mysafirët e patën një rast të mirë në minutën 42, kur Dautaj gjuajti nga largësia e topi për pak shkoi jashtë.

Pjesa e dytë ka qenë e mbushur me raste. Në minutën 54, Latifi ka shpëtuar gol të sigurt, kur nga afërsia ndali gjuajtjen e Hysenit. Në minutën 61 Hyseni e qëlloi shtyllën e në minutën 63 sërish ka huqur Bërbatovci, i cili qe me i gjindshëm në minutën 65, kur në një tollovi të krijuar para portës së Abdylit, gjuajti për tokë dhe ia doli të shënojë.

Verndasit mundën të dyfishojnë rezultatin në minutën 70, por Gashi që u shërbye nga Bërbatovci gjuajti drejt në portierin Abdyli.

Për mysafirë u bë keq kur në minutën 83, për shkak të kartonit të dytë të verdhë është përjashtuar mbrojtësi Istrefi.

KKVITI

Kur kishte kaluar minuta e tretë shtesë, B. Shabani e shërbeu në të djathtë zëvendësuesin Kelmendi, i cili ia doli të shënojë.

Thanë pas ndeshjes:

Bekim Isufi (Drita): “Ishte ndeshje e vështirë, me një kundërshtar që është vështirë të mundet. Fituam me meritë. Do të shohim në ndeshjet tjera se a ishte kjo fitore e rastit”.

Arsim Abazi (Ferizaj): “Rezulati nuk ishte real. Luajtëm mirë dhe kur u desh të shënojmë, ne pësuam. Në pjesën e parë na u lënduan dy lojtaret kyç. Në Kosovë shumë lehtë po jepen kartonë, andaj lojtarët e mirë shpesh nuk po janë në lojë”.

Stadiumi i Qytetit në Gjilan. Shikues: 500. Gjyqtarë: Bajram Gashi – Fatmir Abrashi – Gëzim Mehmeti – Idriz Kelmendi. Shënues: Florim Bërbatovci 65’, Shqipërim Kelmendi 90’. Kartoni verdhë: Islami – Avdyli, Qerkini, Rusi. Kartoni i kuq pas dy të verdhëve: Istrefi.

Drita: Latifi, Gashi, B. Shabani, Rexhepi (Kelmendi), Syla, XH. Shabani (Ramushi). Zhdrella (Thaqi), Limani, Islami, Bërbatovci, Ajdari.

Ferizaj: Avdyli, Jashari, Istrefi, Qerkini, Idrizi, Ramadani, Haxhimusa (Selimi), Dautaj (Zogiani), Shabani (Kuka), Rusi, HYseni. /rajonipress/