Fisnik Ibrahimi në vend të Kushtrim Kadriut

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kryesia e ka çmuar lartë angazhimin e Kushtrim Kadriut në këtë periudhë sa drejtoi Rininë e “Vatrës”. Kryesia e Lëvizjes Rinore “Vatra” gjithashtu emëroi Fisnik Ibrahimin në detyrën e kryetarit të rinisë deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Në mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Rinore “Vatra”, e cila u mbajt këtë të shtune është përshëndetur shndërrimi i shoqatës “Vatra’ në lëvizje politike, e cila do të merr pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Në këtë takim u aprovua lirimi nga detyra e kryetarit të deritanishëm të Lëvizjes Rinore “Vatra” Kushtrim Kadriu, i cili këtë detyrë e ushtroi nga tetori i vitit 2010.

Ish kryetari Kadriu ka thënë se po lirohet nga kjo detyrë për arsye se kryesia qendrore e ka angazhuar në zyrën për informim të Lëvizjes ”Vatra”, detyrë e cila ka shumë angazhime dhe nuk lejon që të jet produktiv në të dy drejtimet.

Eco Higjiena

Kryesia e ka çmuar lartë angazhimin e Kushtrim Kadriut në këtë periudhë sa drejtoi Rininë e “Vatrës”.

Kryesia e Lëvizjes Rinore “Vatra” gjithashtu emëroi Fisnik Ibrahimin në detyrën e kryetarit të rinisë deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor.

Në fund kryesia caktoi dhe disa kandidatë për këshilltarë komunal, që do të përfaqësojnë forumin rinor në listën e “Vatrës”, emrat të cilëve do të bëhen të ditur në ditët në vijim./rajonipress/