GRANDEMALL

Fisnik Asllani, ylli në ngritje i Kosovës që gjeti golin e parë me fanellën dardane

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Sulmuesi 22 vjeçar, Fisnik Asllani ka shkruar një kapitull të veçantë në karrierën e tij, pasi mbetet një nga talentet më premtues të futbollit kosovar.

Pas vetëm 7 ndeshje (shumica si rezervist) dhe 171 minuta lojë me Kombëtaren e Kosovës, ai shënoi golin e parë me fanellën dardane, duke arritur emocionet e mëdha që i kërkonte tash e një kohë.

Goli i tij i katërt në fitoren 4-2 kundër Komoreve nuk ishte thjeshtë një shifër, por një shenjë për kontributin e tij të rëndësishëm që do të vijë në vitet në vijim për ekipin.

Në klubin e tij aktual në Gjermani, Asllani ka treguar performanca të jashtëzakonshme. Me 18 gola dhe 8 asistime në 33 ndeshje, ai është bërë një nga sulmuesit më efektivë në Bundesliga 2.

Suksesi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re nga skautët e klubeve të mëdha evropiane, duke lënë spekulime se një transferim në një ligë më të madhe mund të jetë vetëm çështje kohe, por ekziston mundësia që ai të kthehet edhe te Hoffenheim.

Ëndrra e përmbushur dhe frymëzimi për të ardhmen

Pas golit të parë për Kosovën, Asllani shprehu hapur krenarinë e tij, duke e quajtur realizim të një ëndrre.

Mobi Casa

“Dikur e kisha ëndërr të shënoja një gol për Kosovën, dhe sot e realizova atë ëndërr. Jam jashtëzakonisht i lumtur që arrita ta bëj realitet dhe, më së shumti, që i bëra krenar familjen time që ishte në stadium duke më përkrahur”.

“Mund të arrijmë shumë lart nëse vazhdojmë të punojmë si ekip sikur në muajt e fundit”, deklaroi sulmuesi i ri.

Fjalët e tij nuk tregojnë vetëm gëzimin personal, por edhe besimin në potencialin e ekipit kombëtar. Me lojtarë të rinj dhe ambicie të mëdha, Kosova do të kërkojë maksimumin në kualifikueset për Kupëne Botës 2026.

Çfarë të presim nga Asllani në të ardhmen?

Me formën aktuale, Asllani po bëhet një emër që do të dëgjohet shpesh. Nëse vazhdon të performojë në këtë nivel, jo vetëm që mund të sigurojë një transferim prestigjoz, por edhe të bëhet një nga shtyllat e Kombëtares së Kosovës në të ardhshmen.

Albion Rrahmani dhe ai treguan se janë gati, duke e vënë nën presion sulmuesin kryesor Vedat Muriqi, i cili aktualisht është 31 vjeç.

Tifozët e futbollit kosovar me siguri presin me padurim të shohin se çfarë golash do të sjellë ky talent i rrallë në të ardhmen. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.