KKVITI

Firma shqiptare bën rrënimin e kontrolluar të ndërtesës më të lartë në Evropë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë. Pas 9 sekondash, ndërtesa gjigante nuk ekzistonte më.

Kompania gjermane AWR-Abbruch e vëllezërve Viça nga rrethi i Ferizajt ka bërë në orët e paradites të së dielës shkatërrimin e kontrolluar të njërës ndër ndërtesat më të larta në Evropë. Është fjala për ndërtesën 120 metra të lartë, të selisë së Univesritetit të Frankfurtit, e ndërtuar në vitin 1972.

Ky rrënim është konsideruar si më i madhi dhe më spektakolari që është bërë deri më tash ndonjëherë në Evropë. Operacioni bëhej për aq më i ndërlikuar për faktin se fare pranë ndërtesës ka shumë ndërtesa të tjera banimi, stacione hekurudhore etj. Për këtë arsye është dashur të evakuohet i gjithë perimetri prej 250 metra nga vendi i shpërthimit. Pastaj gjithçka ka shkuar sipas mënyrës së paraparë. Pas 9 sekondash, ndërtesa gjigante nuk ekzistonte më.

FIDANISHTJA

130 punëtorë kanë qenë të angazhuar në këtë operacion të rrallë e të guximshëm të vëllezërve Viça. Televizionet gjermane e kanë transmetuar në mënyrë të drejtpërdrejtë aksionin. 50 mijë tonë konstruksione tüe çelikut me këtë rast janë rrënuar përdhe.

Rreth 30 mijë kureshtarë kanë ndjekur nga afër këtë spektakël të rrallë./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.