UBT

Fillon të ndërtohet shtëpia për familjen Mavrovqani në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe shoqatën humanitare ”Gagica”, kanë filluar ndërtimin e shtëpisë për familjen Mavrovqani.

Qëndron Kastrati duke falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe shoqatën humanitare “Gagica”, ka thënë se është shumë i lumtur që kjo familje po bëhet me shtëpi të re.
“Shumë i lumtur që familja Mavrovqani po bëhet me shtëpi të re. Për këtë falënderoj Qeverinë e Kosovës që ndau 20 mijë euro, shoqatën humanitare “Gagica”, që ka dhuruar 5 ari tokë, ndërkaq ne si komunë kemi ndarë 30 mijë euro. Falënderoj të gjithë për kontributin, në veçanti ministren Hykmete Bajrami dhe familjen Gagica. Duke shpresuar që ky do të jetë rasti i fundit i kësaj natyre, uroj që familja ta gëzojë shtëpinë e re”, ka thënë ai.

Ndërsa pronari i shoqatës humanitare “Gagica”, Fitim Gagica, tha se është i lumtur që kanë pasur mundësinë që të ndihmojnë këtë familje.

Hidromorava

“I lumtur që sot bëmë një gjest mjaft human duke ndihmuar familjen Mavrovqani. Uroj që ky veprim të jetë thirrje për solidaritet për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë”, u shpreh Gagica.

Ndryshe pas rastit tragjik që ka ndodhur në familjen Mavrovqani, institucionet dhe bamirësit u bënë bashkë që ta ndihmojnë këtë familje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.