Mobi Casa

Fillon stabilizimi gradual i motit, parashikimi për sot

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot pak më stabil, me vranësira e intervale kohore me diell. Do të fryjnë erëra të freskëta nga verilindja, ndërsa rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 20 apo 21 gradë Celsius. Në përgjithësi moti do të ketë tendencë stabilizimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Pasdite në disa vise të Shqipërisë dhe Malit të Zi priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë, por zhvillimet do të jenë të karakterit krejtësisht lokal, kryesisht më shumë në viset kodrinore-malore.

Mobi Casa

Ndikimi i fuiqishëm ciklonik për shumë ditë solli mot mjaft jo-stabil, por jo të gjitha viset patën fatin të kenë rrebeshe shiu, përkundër qëndrimit të ciklonit për shumë ditë me radhë. Ky ciklon përfundon “ciklin e tij” në viset tona gjatë ditës së Hënë.

Nga e marta na pret mot më stabil dhe kryesisht me diell. Erërat e freskëta verilindore do të jenë prezente për disa ditë, por temperaturat do të shënojnë rritje edhe pse jo të theksuara./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.