GRANDEMALL

Fillojnë punimet në një projekt të madh në qytetin e Vitisë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot punimet që po zhvillohen në qytetin e Vitisë, në kuadër të projektit “GRANTI PERFORMANCËS 2023”, e cila financohet nga grandi i përformances komunale falë punës së mirë të kësaj komune. Me këtë rast u bë me dije se do të bëhet rregullimi i disa pjesëve në qytetin e Vitisë, si hapësira përgjatë lumit “Morava e Binçës” prej Xhamisë së qytetit e deri të kryqëzimi afër marketit “Rifa”, hapësirë kjo e cila do të rregullohet me kalldrëm. Gjithashtu në këtë pjesë pritet të ndërtohen edhe dy ura, një për këmbësorë dhe një për mjetet motorike.

Ndërkaq janë duke u zhvilluar punime edhe në pjesën tjetër të lumit, konkretisht nga pjesa e Kishës Ortodokse deri të objekti i “Gorenjës”, me qëllim të zgjerimit të rrugës dhe krijimit të hapësirave për pjesëmarrësit në komunikacion. Punime po zhvillohen edhe përballë kompleksit të shkollave të mesme, konkretisht në krijimin e një hapësire për parkim jashtë oborrit shkollor.

Haliti, duke folur për këtë projekt tha se më të qyteti i Vitisë, do të bëhet edhe më i bukur dhe atraktiv për të gjithë ata që vizitojnë atë.

Ai tha se qeverisja e tij, do të vazhdoj ta mbajë në fokus qytetarin dhe të realizoj projekte në interes të përgjithshëm. Bëhet me dije se në ditët në vijim do të zhvillohen punime tjera brenda qytetit. Sipas procedurave të prokurimit publik projekti në fjalë ndahet në disa lote si:

LOT I Rivitalizimi i rrugës ‘Hoxhë Jonuzi’ dhe ‘Muhamet Muharremi’.

Hidromorava

LOT II Rregullimi i rrugës dhe trotuarit me kalldrëm rreth Moravës në Viti.

LOT III Rregullimi i rrugës dhe trotuarit ‘Agim Ramadani’ Viti.

LOT IV Ndërtimi i Sheshit në qendër – Faza e dytë, dhe rruga ’28 Nëntori’ në Viti.

LOT V Rivitalizimi i hapësirave gjelbëruese rreth lumit në qytetin e Vitisë. Përndryshe komuna e Vitisë, nga Granti i Përformancës Komunale (GPK) ka përfituar grant në vlerë prej 791 mijë euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.