UBT

Filloj konsultimi publik i Projekt Planit Zhvillimor Komunal 2022-2030

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Në qytetin e Vitisë është mbajtur konsultimi publik lidhur me Projekt Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) 2022-2030 të komunës së Vitisë. Me këtë rast u bë prezantimi i këtij plani i cili përcakton drejtimet e zhvillimit të kësaj komune në të ardhmen.

Gjithashtu në këtë takim qytetarët kanë parashtruar pyetjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me PZHK-në. Takimi është mbajtur nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me Kolegjin UBT-të që janë konsulent për hartimin e këtij dokumenti.

Zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu e cilësoj këtë ditë si të veçantë. “Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e komunës së Vitisë për shkak se është hapur shqyrtimi publik i një dokumenti që përcakton kahjet e zhvillimit të kësaj komune për të ardhmen sepse e hapëm shqyrtimin publik për një Plan Zhvillimor Komunal i cili do ti jep kahjet dhe vijat ndërtimore për 8 vitet e ardhshme” u shpreh zv. kryetari Aliu.

Ai i ftoj qytetarët dhe të gjithë të interesuarit që ti deponojnë sugjerimet dhe vërejtjet e tyre lidhur me planin në fjalë duke shtuar se do ti shikojnë të gjitha mundësitë ligjore të përfshirjes së tyre.

Kurse Bekim Azizi, kryesues i kuvendit komunal të Vitisë, njoftoj mbi procedurat draftimit të këtij dokumenti në Kuvendin komunal të Vitisë dhe në trupat e saj.

Fundamenti

Ai tha se ky dokument përcakton kahjet e zhvillimit të kësaj komune duke ju bashkangjitur thirrjes së zv. Kryetarit dhe të tjerëve që qytetarët të jenë pjesë e shqyrtim publik.

Suzana Goranci, udhëheqëse e Divizionit të Planifikimit Hapësinor në Ministrinë e Ambientit, ka thënë se ata mirëpresim punën në hartimin e PZHK- së por shtoj se shpreson që pas finalizimit të këtij plani ai të gjej zbatim e të mos mbetet në sirtarë.

Visar Demiri, drejtor për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit në Viti ka bërë hapjen e këtij takimi duke potencuar se gjatë procesit të konsultimit publik ata mirëpresin nga qytetarët të paraqesin propozimet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre për hartimin e këtij dokumenti shumë të rëndësishëm.

Ai tha se pjesëmarrja e qytetarëve dhe grupeve të interesit ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës në vendbanimet kësaj komune.

Pas prezantimit të PZHK-së që u bë nga Kolegji UBT u hap edhe debati publik ku qytetarët kanë parashtruar pyetje dhe komentet e tyre lidhur me planin.
Përndryshe konsultimi publik i PZHK-së ka filluar sot dhe do të jetë në shqyrtim publik për 30 ditë. Ndërkaq pos takimit publik që u mbajt sot do të mbahen edhe takimet e tjera në lokalitetet e ndryshme. Dokumenti në fjalë është i publikuar në platformën e konsultimeve publike në këtë vegëz:
https://konsultimet.rks-gov.net/…/Projekt-Plani…
Ndërkaq qytetarët mund ti japin vërejtjet e tyre edhe duke i dërguar ato në email adresën: [email protected]

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.