FIDANISHTJA

FG të LDK-së pritet t’i bashkohen kuadro të reja

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka ftuar sot në takim strukturat e Forumit, kryetaret e nëndegëve dhe aktivistet.

Qëllimi i këtij takimi ka qenë për përgatitjet për tubimin madhështor që do të mbahet shumë shpejt, ku do të ftohen të gjitha delegatet, kryetaret e nëndegëve me të gjitha strukturat dhe pritet që shumë shpejt LDK-së t’i bashkohen kuadra të reja.

Kryetarja e FG të LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, tha se kërkesa e grave gjilanase që të bëhen pjesë e Forumit të LDK është tejet e madhe.

Mobi Casa

“Kjo tregon se Forumi i Gruas i është i hapur për të gjitha kërkesat e grave në Gjilan që dëshmoi për 3 vite me radhë përkushtimin dhe angazhimin, duke qenë promotor i suksesit të madh të LDK-së në zgjedhjet e fundit. Ky trend do të vazhdoj edhe më tutje me kyçjen edhe të shumë kuadrave të tjera”, ka thënë kryetarja Bunjaku Rexhepi.

Kryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka theksuar vazhdimisht se gratë do të jenë pjesë e vendimmarrjes dhe se gruaja në LDK ka hapësirë të madhe për të punuar dhe vepruar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.