HW

FFK injoron lojtarët e Dritës, reagon presidenti i klubit Valon Murseli

/ 2 minuta lexim
HW

Presidenti i FC Dritës, Valon Murseli ka reaguar me anë të një postim në Facebook, në lidhje me ndarjen e çmimit “ylli i javës”, çmim të cilin e ndanë FFK-ja, pas përfundimit të çdo xhiroje në Superligën e Kosovës.

Në reagimin e Murselit, thuhet se është për t’u habitur se si asnjë lojtar i Dritës nuk e ka marrë këtë çmim për më shumë se një vit.

UBT

Postimi i plotë i presidentit të Dritës, Valon Murseli:

Më shumë se një vit sipas Federatës së futbollit të Kosovës FC DRITA nuk ka “yje” Është e papranueshme një qasje e tillë kaq tendencioze e zyrtarëve të FFK-së ndaj lojtarëve tanë. Kemi zhvilluar aq shumë ndeshje, shumë prej tyre ndeshje derbi ku rëndom në ligat më të forta ylli i javës nxirret nga ndeshjet derbi dhe zyrtarët e FFK-së nuk kanë “yje” për ti dhënë lojtarëve të FC DRITA. Po e shohim të rrugës që ti lirojmë nga presioni ata”zyrtarë” të FFK-së që tash e tutje ashtu siq nuk i kanë konsideruar asnjëherë lojtarët tanë, mos ti konsiderojnë as në vazhdim të kampionatit sepse “ylli juaj” nuk i bënë as më shumë e as më pak yje lojtarët tanë. Ata janë YJE në momentin që bartin fanellën e DRITËS.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.