Fundamenti

Fetah Shemsiu shembull i mirë i qytetarisë së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në hyrje të fshatit Përlepnicë nuk ka qytetarë të Komunës së Gjilanit të cilit nuk i ka rënë në sy një hyrje e ngushte nga dy anët e rrugës, e cila e vështirëson qarkullimin e veturave që hynë dhe dalin për në këtë fshat. Kjo rrugë gjithashtu dërgon qytetarët edhe tek një ranch-i i mirënjohur në Kosovë i quajtur “Vali Ranch”.

Kësaj radhe shkas për të shkruar nuk është kjo rrugë, por gjesti i mirë që ka treguar qytetari Fetah Shemsiu për të lënë një pjesë të trollit të tij në funksion të zgjerimit të kësaj hyrje pa asnjë kompensim material me të vetmin qëllim, qarkullimin e lehtë të bashkëqytetareve dhe evitimin e aksidenteve të panevojshme.

Eco Higjiena

Fetah Shemsiu, i cili për vitet të tëra jeton në diasporë shprehet se gatishmëria për të dhënë një pjesë të pronës private pa kompensim është pjesë e traditës bashkëpunuese të krijuar në Përlepnicë si dhe një akt i vullnetit të mirë për të mirën publike.

Nuhi Nuhiu, në emër të Këshillit të fshatit Përlepnicëë duke falënderuar aktin qytetar të Fetah Shamsiut ka thënë se ky fshat ka edhe shembuj të tjerë të kësaj natyre, mirëpo se ky veprim është njëri ndër shembujt më të spikatur të kësaj natyre jo vetëm për fshatin por edhe për të gjithë Komunën e Gjilanit. /rajonipress/