Fundamenti

Feston ditëlindjen, s’tregon për vitet

/ 2 minuta lexim

Këngëtarja e njohur, Shkurta Gashi, festoi pesëmbëdhjetëvjetorin e karrierës muzikore, ditëlindjen e saj dhe njëherësh promovoi edhe videoklipin e këngës “Godet shpirtin”.

Por, këngëtarja duke mos dashur të publikojë vitet, thotë se po kalon një etapë të mrekullueshme të jetës dhe sigurisht që për këtë kontribuon edhe suksesi që ka arritur në fushën e këngës.

“Jam shumë e lumtur që brenda një nate po festoj paralelisht ditëlindjen time, 15-vjetorin e karrierës dhe krahas këtyre datave të rëndësishme për mua, kam dashur që adhuruesve të mi t’u sjellë edhe një videoklip të ri. Kënga ‘Godet Shpirtin’ është realizuar kohë më parë dhe tani adhuruesit e mi mund ta shohin edhe në kanalin tim zyrtar në ‘YouTube’ dhe përveç faktit që videoklipi sapo është plasuar uroj të pëlqehet në publik”, ka thënë ajo për “Zërin”.

RCCOLA

Këngëtarja ka dashur që ky përvjetor të shënohet pak më ndryshe, duke i dhënë një kahe më ndryshe edhe ceremonisë së festës. Në këtë mbrëmje ajo ka ftuar personalitete të shumta të skenës së artit. “Kam dashur që 15-vjetorin e karrierës ta festoj bashkë me ditëlindjen time, dhe arsyeja përse e kam bërë një festë të madhe janë vitet e shumta që po i shënoj në karrierën time muzikore”, thotë ajo.

Videoklipin e kësaj kënge e ka përgatitur produksioni “EMF Creative” me të cilët Shkurta është ndarë mjaft e kënaqur. “Jam shumë e kënaqur me punën që kanë bërë tërë ekipi i “EMF Creative”, me të vërtetë kanë bërë një punë të mrekullueshme për të cilën i përgëzoj”, u shpreh në fund Shkurta.