Ferdinand kritikon Januzajn

Mbrojtësi me përvojë të madhe anglez, Rio Ferdinand është treguar edhe njëherë kritik i mesfushorit kosovar Adnan Januzaj. Ish-mbrojtësi i Manchester United, ka publikuar një libër së fundmi, ku në një pjesë ka folur edhe për talentin nga Istogu, Adnan Januzajn. Ai ka kërkuar nga Adnani dhe talentet e tjerë të rinj që të mbesin me këmbë në tokë edhe pas paraqitjeve të mira që kanë pasur.
“Disa djelmosha duhet t’i mbajnë këmbët e tyre në tokë. Duke u rritur unë u deshtë të laja dysheme, të pastroja tualete dhe të fitoja privilegje. Lojtarët e rinj sot i marrin ato automatikisht. Për shembull, teshatoret e skuadrës së parë nuk kanë qenë zona për lojtarë të rinj. Ti duhej ta dëshmoje veten para se të shkoje aty. Tani nuk ka më asgjë. Adnan Januzaj ishte në teshatore të Unitedit që nga dita e parë, sikurse të ishte diçka krejt normale. Nuk është faji i tij. Ai nuk e ka ditur se si ishte më parë”, shkroi Ferdinand.