Fëmijët të ekspozuar ndaj substancave që pengojnë zhvillimin e trurit
Shkencëtarët kanë zbuluar gjashtë substanca (ndaj të cilave fëmijët janë vazhdimisht të ekspozuar), të cilat mund të ngadalësojnë zhvillimin e trurit të fëmijëve.
Arsyeja e hulumtimit të shkencëtarëve nga Harvardi dhe Icahn School of Medicine Mount Sinai, ishte rritja e numrit të fëmijëve që vuajnë nga autizmi, disleksia, çrregullimet e hiperaktivitetit dhe mungesa e vëmendjes.
Dy substanca janë gjetur në ujin e pijshëm, ndërsa katër të tjerat në pesticide dhe tretësira tjera që përdoren në bujqësi dhe industri.
Këto substanca lënë pasoja te fëmijët që janë në zhvillim e sipër dhe me kalimin e kohës zvogëlojnë inteligjencën e tyre ose shkaktojnë çrregullime të sjelljes – pohojnë ekspertët.
Shkencëtarët thonë se përkundër zbulimit të tyre, nevojiten fakte shumë të forta për t’i detyruar prodhuesit që t’i largojnë këto substanca nga produktet që janë në treg. /Mjeku.Net/


