Fëmijët shqiptarë në Kosovë nuk dinë për krimet mbi serbët

Në programet shkollore të historisë së Kosovës apo të arsimimit qytetar nuk ka pothuajse asnjë fjalë për konfliktin në Kosovë, fëmijët nuk kanë të dhëna të sakta për ngjarjet që kanë shoqëruar zhvillimet e luftës. Fëmijët nuk dinë praktikisht asgjë për pësimet e serbëve dhe të joshqiptarëve.
Për të gjitha këto ka folur Bekim Blakaj, Drejtor Ekzektiv për të Drejtën Humanitare në Kosovë për të përjavshmen e Beogradit NIN. Ky luftëtar për të drejtat e njeriut, siç e prezanton gazeta Blakajn, thotë se fëmijët ato pak informacione për ngjarjet e luftës, i kanë marrë nga mediat dhe mjedisi, dhe sipas gazetës, ato janë të njëanshme.
“Fëmijët nuk dinë praktikisht asgjë për pësimet e serbëve dhe të joshiptarëve të tjerë. Kemi përdorur shënime audiovizuele dhe deklarata të dëshmitarëve nga të cilat janë shlyer të gjitha që kanë të bëjnë me identitetin e tyre etnik. Nxënësit në përgjigjen e parë gjithmonë flisnin, fjala është për shqiptarin apo shqiptaren. Në disa raste ka ndodhur që nxënësit të shtrojnë pyetjen: “Nuk e kuptoj përse serbët kanë vrarë serbët?’ Surprizë e madhe ishte fakti se fëmijët në komunat ku ka pasur më shumë pësime gjatë luftës (zona e Drenicës, Gjakovës etj.) kanë treguar më shumë gatishmëri që të debatojnë për pësimin e joshqiptarëve sesa fëmijët nga zonat ku konflikti ka qenë me intensitet më të vogël (Kamenica, Vitia etj.)” ka sqaruar Blakaj. /qik/