Fejzullahun e gëzon interesimi i Union Berlinit
Sulmuesi kosovar i Djurgardenit suedez, Erton Fejzullahu, gëzohet që skuadra gjermane e Bundesliga 2, Union Berlin ka shprehur interesim për ta transferuar gjatë verës.
Ai ka thënë se do ta shqyrtojë ofertën e kësaj skuadre. “Mua më kanë thënë që jam duke u përcjellë nga skuadra e Union Berlinit gjatë ndeshjeve kontrolluese. Unë mendoj se klubi ka nevojë për të shitur lojtarë, sepse ekonomia është ashtu siç është.
Ne do të shohim se çfarë do të sjellë vera”, ka thënë Fejzullahu, të enjten, për “expressen.se”. Fejzullahu 26-vjeçar me Djurgardenin ka kontratë deri në qershor të vitit 2016.


