GRANDEMALL

Feith: Kosovës i duhet lidership më i përgjegjshëm

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Në prag të përfundimit të mandatit të tij në krye të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), Pieter Feith, ka vlerësuar se Kosovës nuk i duhen administratorë ndërkombëtarë, por politikanë vendorë më të përgjegjshëm, që qeverisjen e bazojnë mbi standardet e etikës.

Përfaqësuesi civil ndërkombëtar që gjatë katër viteve e gjysmë ka qenë përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të Ahtisaarit ka shprehur bindjen se në këtë drejtim bashkësia ndërkombëtare mund ta mbështesë Kosovën, por jo edhe të marrë përsipër rolin që duhet të luajë lidershipi kosovar.

“Politikanët duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi, për shkak se marrin besimin nga votuesit. Ata duhet të kenë përgjegjësi për ruajtjen e standardeve të veprimit të pastër dhe moralisht të pranueshëm. Kjo është diçka në të cilën bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë, por nuk mund të marrë përsipër angazhimin. Nuk mund t’i zëvendësojmë liderët vendorë politik”, ka thënë shefi i ICO-së, Pieter Feith, gjatë një interviste për “Kohën Ditore” që do të publikohet të enjten.

Ai ka theksuar se komuniteti ndërkombëtar ka bërë mjaft për të promovuar standardet e qeverisjes së mirë, dhe se “nuk mund të bëj më shumë se kaq”.

Sipas tij, përgjegjësia për gjendjen aktuale në Kosovë nuk duhet t’i vishet vetëm bashkësisë ndërkombëtare. “Duhet përmirësuar një numër gjërash në shoqëri, vlerat, parimet, qëndrimet dhe standardet etike të qeverisjes… Duhet lidership më i përgjegjshëm”, ka shtuar diplomati holandez.

GRANDEMALL

Duke rekapituluar punën e ICO-së dhe zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës për Statusin, në vigjilje të përfundimit zyrtar të pavarësisë së mbikëqyrur, Feith ka pranuar se ka pasur pluse dhe minuse.

Si arritje pozitive ai ka përmendur konsolidimin e institucioneve, forcimin e kornizës ligjore dhe hyrjen në fuqi të Kushtetutës, mbrojtjen e komuniteteve, pastaj decentralizimin, që ka fuqizuar qeverisjen lokale dhe komunitetin serb.

Ai ka pohuar se kundërshtimi dhe sfidimi i pavarësisë nga Serbia ka penguar një mori procesesh dhe ia ka vështirësuar Qeverisë së Kosovës që të koncentrohet në reformat e brendshme. Marrë në përgjithësi, Feith është shprehur i kënaqur me arritjet e Kosovës dhe zbatimin e Planit të Ahtisaarit. Feith ka pranuar si dëshpëruese faktin që nuk është arritur më shumë përparim në veri, ndërkohë që si dëshpërim tjetër ka përmendur mos përmirësimin e situatës socio-ekonomike në nivel vendi.

Feith ka folur edhe për reputacionin ndërkombëtar të Kosovës, sundimin e ligjit, reformat që duhet zbatuar dhe demokracinë që duhet fuqizuar. Po ashtu ka sqaruar aspekte të zbatimit të Planit të Ahtisaarit, rolin e tij si ICR dhe EUSR, sikurse edhe përshtypjet nga shërbimi disavjeçar në Kosovë. Të gjitha këto do të publikohen në intervistën përshëndetëse me shefin e ICO-së, Feith, që do të botohet në numrin e ardhshëm të “Kohës Ditore”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.