Fundamenti

Faton Toski kërkon fitore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Faton Toski është i lumtur që është ftuar sërish në Përfaqësuesen e Kosovës, me të cilën të mërkurën do ta sfidojë Haitin, në miqësoren e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Mesfushori 27 vjeçar është krenar që do të jetë pjesë e skuadrës shtetërore në miqësoren e parë të saj me leje të FIFA-s, për çka po konsiderohet edhe si ndeshje historike në vendin tonë.

“Kam biseduar fillimisht me trajnerin. Jam gëzuar shumë që kam ardhur. Jam gëzuar shumë që ka ardhur kjo ditë për të luajtur miqësore me Kosovën me leje të FIFA-s”, ka thënë Toski për Arenën. Në dallim prej disa reprezentuesve tjerë, që janë ftuar për herë të barë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, Toski e ka pas më të lehtë inkuadrimin në skuadër, pas disa lojtarë i njeh më moti, por ka edhe të atillë që i takon për herë të parë.

Uji Dea

“Disa lojtarë po i njoh, por disa kanë ardhur tani, por do të njoftohemi shpejt dhe gjithçka do të shkon mirë”, theksoi ai. Fatoni nuk e njeh aspak Haitin, ndaj së cilit do të luajë me Përfaqësuesen kosovare të mërkurën në Mitrovicë, para një numri të madh të shikuesve. “Nuk e njoh Haitin dhe asnjë lojtar të kësaj skuadre. Por kemi shanse të mira për të fituar, edhe pse ata ishin treguar të fortë përballë Italisë e Spanjës, andaj duhet të jemi të kujdesshëm”, ka thënë Toski.