Fatmire Alushi: Më 2016 përmbyll karrierën dhe i kushtohem familjes

Mosha 28 vjeçare është më e mira për të menduar për planifikimin e familjes”, thotë kosovarja nga Gurakoci i Istogut
Futbollistja më e njohur e kombëtares gjermane, Fatmire Alushi (ish-Bajramaj) nuk dëshiron të presë edhe shumë gjatë për të realizuar ëndrrën e saj për të krijuar familje dhe për të bërë fëmijë. Pasi “ta fitojë” edhe titullin e radhës në Kampionatin Botëror të futbollit për femra që mbahet në vitin 2015, futbollistja tash 26 vjeçe e Paris Sen Zhermenit do të luajë vetëm edhe një vit, aq sa e detyron kontrata, dhe, në vitin 2016 doi ta braktisë futbollin. “Gjatë këytre dy viteve të mbertura unë do të jap gjithçka për futbollin, pasi që pas kësaj dua ta ndërpres.
Mosha 28 vjeçare është më e mira për të menduar për planifikimin e familjes”, thotë kosovarja nga Gurakoci i Istogut.
“Unë dua ta plotësoj dëshirën time për të pasur femijë. Këtë e di edhe trajnerja e kombëtares, Sylvia Neid dhe ka mirëkuptim të plotë”, thotë lojtarja e 73 fishtë e kombëtares gjermane, nusja e Enis Alushit, që luan futboll në bundesligën e dytë gjermane, për klubin St. Pauli të Hamburgut.
Ndryshe, Fatmire (Lira) Alushi kohëve të fundit nuk po mundet të tejkalojë rolin e jokerit në kombëtaren gjkermane. Kështu, gjatë Kampionatit Evropian të mbajtur vitin e kaluar në Suedi ajo ka luajtur vetëm në një ndeshje. Po ashtu Fatmirja, së paku që nga martesa e këndej, nuk është më aq e pranishme në mediet gjermane ku për një kohë ka pasur një status të “glamour girl” të pakontestueshme të futbollit gjerman.
albinfo.ch