UBT

Altin Zeqiri shkëlqen me dy gola dhe dy asistime në fitoren spektakolare të Rizesporit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Altin Zeqiri ishte protagonist absolut në fitoren e thellë të Rizesporit ndaj Goztepes, në kuadër të javës së 36-të të Superligës së Turqisë, ku skuadra e tij triumfoi me rezultat bindës 6-3 në një ndeshje me shumë gola dhe emocione.

24-vjeçari Zeqiri u inkuadrua në lojë në fillim të pjesës së dytë dhe ndryshoi rrjedhën e takimit. Ai kontribuoi me dy gola dhe dy asistime në suksesin e rëndësishëm të Rizesporit.

Fillimisht, në minutën e 50-të, ai asistoi për golin e epërsisë 3-2, të realizuar nga Ali Sowe. Në minutën e 62-të, Zeqiri realizoi vetë për 4-2.

FIDANISHTJA

Ai vazhdoi me një tjetër asistim për golin e pestë të ekipit të tij, ndërsa vetëm dy minuta më pas shënoi edhe golin personal të dytë, që vulosi rezultatin përfundimtar 6-3.

Zeqiri tashmë ka regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime në 30 paraqitje gjatë këtij edicioni në elitën turke.

Pas kësaj fitoreje, Rizespori ngjitet në kuotën e 43 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 13-të të tabelës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.