Uji Dea

Fatmir Matoshi për vizitë në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me ftesë të Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, nënkryetari i komunës së Kamenicës zoti Fatmir Matoshi dhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi janë duke marrë pjesë në vizitën studimore në Shqipëri.

Kjo vizitë shënon hapjen e Akademisë për Qeverisje Lokale, gjenerata e III-të. Në prezantimin e tij për këtë Akademi, Matoshi theksoi se qeverisja lokale në Kosovë është vendosur në binarë të duhur, por se nevojitet kohë për të ndërmarrë dhe zbatuar reformat në mënyrë që Kosova të ketë një qeverisje efikase dhe të përgjegjshme në Kosovë.

Në këtë kuadër Matoshi theksoi se kontributi nëpërmes hulumtimeve, trajnimeve, dhe avokimit përgjatë këtyre viteve i ka shërbyer fuqizimit të qeverisjes lokale, si dhe do t’i shërbejë edhe në të ardhmen.

Sipas Matoshit jo vetëm pritjet, por edhe nevojat e komunave janë ato që e bëjnë kontributin e Institutit dhe zotit Besnik Tahiri mase të domosdoshëm në këtë stad.

Fundamenti

Së bashku me drejtorin e Institutit zotin Besnik Tahiri dhe përfaqësues të komunave të Kosovës, nënkryetari Matoshi është takuar me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta si dhe me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë zotin Erion Velijaj më të cilët u diskutuan zhvillimet në lidhje me qeverisjen lokale në Shqipëri.

Matoshi theksoi se si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë shumë hapësirë të shkëmbejnë përvojat dhe informacionin në këtë fushë, por duhet fokusuar energjitë në zhvillimin ekonomik të qendrave më pak të zhvilluara lokale.

Gjatë kësaj vizite Matoshi dhe Tahiri ranë dakord që zyrtarë të Kamenicës të përfshihen në këtë program akademik kjo sepse komuna e Kamenicës ka nevojë për ngritje të kapaciteteve dhe për këshillëdhenie në mënyrë që të realizoj ndryshimin./rajonipress/