RCCOLA

Fatmir Limaj: Ata që po mundohen, nuk mund të na heshtin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nisma për Kosovën është themeluar edhe në qytetin e Vitisë. Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj kanë folur para qytetarëve të Vitisë, duke kërkuar që sa më shumë të rinj e të reja t`i bashkohen subjektit të tyre.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj tha se ata që po mundohen nuk do të mund të heshtin Nismën , e cila sipas tij, çdo ditë po rritet.

“Neve sot nga duhet ndryshimi për të tejkaluar këtë gjendje të pa shpresë që ka kapluar shtetin dhe shoqërinë tonë. Për të ardhur deri te ky ndryshim neve na duhet bashkëpunimi dhe mbështetja juaj, secili anëtar i Nismës është nismëtar i këtij ndryshimi. Ata që mundohen të na heshtin, ne u themi që Nisma po bëhet përditë e më e madhe, dhe asesi nuk mund të na heshtin”, tha Limaj.

Sipas Limajt Nisma ka dy qëllime, guximin dhe shpresën.

Guxim që të shkëputemi nga përgjumja të cilët po mundohen ta në vënë të tjerët, guximim që të marrim atë nga qytetarë ,e që është momenti ynë për të mos u pajtuar, shpresa jonë për një shtet më të mirë, shpresa për jetë të mirë për qytetarët e vendit. Dikush po mundohet të na paraqes edhe pengsa, të na bllokojnë, të na humbin orientimin tonë, të na frikësoj, por neve s`mund të na ndal askush në realizmin e objektiva të qarta”, ka thënë Limaj

Kryetari i Këshillit të Nismës,Jakup Krasniqi, ka thënë se me Nismën si subjekt politikë do të ndërtohet shtet i së drejtës ku ligji do të jetë mbi të gjithë.

RCCOLA

Krasniqi ka thënë se subjektin politikë Nisma do të vë themelet e shtetit të së drejtës.

Sipas tij, me subjektin e themeluar para pak javësh do të ketë sundim të ligjit në arsim, sidomos në arsimin e lartë, në shëndetësi, në zhvillim ekonomike e në shumë fusha të tjera.

Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës, e edhe ata të Anamoravës meritojnë një shtet ligjor, ku shteti do të jetë në shërbim të qytetarëve të vendit.

“Për ti bërë themelet e forta shtetit të së drejtës në Republikën e Kosovës, asgjë më të nevojshëm për Kosovën, për qytetarët e saj, për rininë e saj, se sa shteti i së drejtës, i cili do të garantonte liri, drejtësi, prosperitet, zhvillim në çdo pjesë dhe për çdo qytetarë të Kosovës. Jemi të bindur se me Nismën do t`i vëmë themelet më të shëndosha të shtetit të së drejtës”, ka thënë Krasniqi.

Kryetar i Këshillit Themelues të Nismës për Viti është zgjedhur Xhevat Bislimi, dikur pjesë e partisë Demokratike të Kosovës.