Mobi Casa

Familjarët, qytetarët e nxënësit e shkollës “Rexhep Elmazi”, me lot i japin lamtumirën e fundit Leorina Bejtullahut

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Në varrezat e qytetit në Gjilan sot me dhimbje të madhe janë ndarë familjarët, qytetarët e nxënësit e Shkollës “Rexhep Elmazi”, nga 11 vjeqarja Leorina Bejtullahu e cila është varrosur me dhimbje të mëdha.

Shumë familjar, shokë e shoqe të Leorinës me lotë në sy, i kanë dhënë lamtumirën e fundit, e cila nuk mundi ta përballoi sëmundjen e cila e kishte kapluar.

Mobi Casa

Në fjalën lamtumirëse drejtori i Shkollës Rexhep Elmazi, Nevzat Nevzati ka theksuar: “Sot është një ditë e trishtueshme po ndahemi nga nxënësja jonë e cila ishte shembull në shkollën tonë së bashku me kolektivin e të gjithë nxënësit në këto momente të dhimbshme jemi me familjen Bejtullahu” ka thënë ai./rajonipress/