Fidanishtja

Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën

Osmani: Ky pushtet i largoi miqtë, nesër mund të ketë goditje edhe më të rënda për Kosovën

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani tha se Kosova po e paguan çmimin për largimin nga aleatët, ndërsa komentoi interpretimin në Bruksel të një melodie të një kënge serbe që e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë.

“Aleatët nuk i largon dot pa pasoja. Armiqtë nuk presin derisa ti ta kuptosh dëmin. Dhe këtë çmim nuk po e paguan pushteti, por Kosova”, shkroi Osmani në një postim në Facebook.

Ish-presidentja paralajmëroi se mund të ketë “goditje edhe më të rënda” për Kosovën.

United Hospital

“Sot, përmes këngëve nacionaliste serbe në organizime të BE-së, ku Kosova as nuk ftohet. Nesër, me goditje edhe më të rënda”, shkroi ajo.

Osmani tha se organizatorët duhet të japin shpjegime, por tha se Brukseli s’mund t’ia zëvendësojë miqtë Kosovës.

“Organizatorët e këtij forumi në BE duhet të japin shpjegime dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë akt të papranueshëm. Por nuk mund të presim që Brukseli të na i zëvendësojë miqtë që ky pushtet i ka larguar me duart e veta”, shkroi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.