Eko Higjiena

Familjarët luten që të arrestuarit të dalin të pafajshëm

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Më ka thanë ‘mos hajde’. Kjo fjali e tij ka qenë e fundit, edhe më ka thanë se po han iftar e po ndërrohet se do të shkojë në namaz nate në Prishtinë.

Tek të nesërmen në ora 1 të ditës kunata m’ka thirrë dhe më ka thënë a po vjen në shtëpi se Enisin e kanë burgos. Atëherë unë jam nis e kam ardhë në ora 2 në shtëpi, dhe më tregun që policia veç kishin qenë këtu dhe e kishin marrë shtëpizën e kompjuterit”, rrëfeu për gazetën Leonora, bashkëshortja e salduesit Enisi Latifi, e cila është bartëse e ferexhesë, për të cilën thotë se shpeshherë është ndier se po i pengon njerëzit me të.

“Pse po na urrejnë krejt”, pyeti ajo duke folur për raste kur është kritikuar për bartjen e mbulesës. “E kam pasur vajzën sëmurë, kam shkuar në spital dhe infermieret më kanë shiku me inati edhe më kanë thënë pse s’po vishesh si ne, pse e ke vendos këtë shami”, tregoi ajo. “Po pse bre? Mu nuk po me pengoni qysh visheni ju, edhe unë një kohë jam veshur si ju, jam zbukuruar kur kam dalë në rrugë, po me caktimin e Allahut jam mbuluar, fundja, kjo është dëshira e tij”, ishin shpjegimet që ajo i ka dhënë për ndjenjën diskriminuese të cilën thotë se e përjeton sa herë që del me mbulesë. Ka shtuar më tej se beson fuqishëm në pafajësinë e burrit të saj. Derisa thotë se përveç Besnikut, nuk njeh e as nuk ka dëgjuar asnjëherë për emrat e personave që janë arrestuar së bashku me të.

ARKATANA

Namazi i natës, sipas rrëfimeve të familjarëve të të arrestuarve nën dyshimin për vepër penale të terrorizmit, të cilëve Gjykata të dielën ua shqiptoi plot një muaj paraburgim, del të jetë e vetmja e përbashkët e mekanikut Milazim Haxhiaj nga Rakoshi i Istogut, salduesit Enis Latifi dhe djalit të axhës së tij, Besnik Latifi, për profesionin e të cilit familjarët nuk kanë preferuar të flasin, e që të dy jetojnë në Mitrovicë, për ish-punëtorin e sigurimit Gazmend Haliti, dhe për taksistin Fehmi Musa nga Fushë-Kosova e ngjarjes së të shtunës.

http://koha.net/?id=27&l=66604

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.