RCCOLA

Familja e Hysen Tërpezës dhe Tërpeza nderuan kryetarin Haliti me mirënjohje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Për nderë të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, familja e veprimtarit të çështjes kombëtare Hysen Tërpeza dhe fshati Tërpezë, në shenjë mirënjohje kanë nderuar kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, me një libër dhe fotografi të Hysen Tërpezës.

Me këtë rast kryetari Haliti i ka falënderuar familjarët e Hysen Tërpezës dhe tha se kjo ditë që ne po festojmë është fal veprimtarëve të shumtë duke u nisur nga Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Hasan Alia, Ramiz Cërnica e deri te Gursel e Bajram Sylejmani, Agim Ramadani e shumë të tjerë që kanë sakrifikuar jetët dhe familjet e tyre për çështjen kombëtare.

Eco Higjiena

Haliti për nderë të kësaj dite ka nderuar me mirënjohje edhe dy personalitete, Ndue Ukaj nga fshati Stubëll dhe Zeqir Hysenin nga fshati Ramjan./rajonipress/