Uji Dea

FAK-ut i duhen 60 milionë euro në vit

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ekspertët e sigurisë thonë se Kosova, me kapacitetet aktuale ekonomike që i ka, mund të përballojë një ushtri numerikisht të vogël, me 4 mijë trupa aktive e 1500 trupa rezervë, e pajisur me armatim të lehtë, e cila do të ishte e aftë të mbronte sovranitetin.

Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, të njohur shkurt si FAK. Krahas ndryshimeve Kushtetuese që nevojiten për shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, nevojitet po ashtu, edhe miratimi i një buxheti shumë më i madh.

Për këtë vit Qeveria e Kosovës i ka ndarë vetëm 42 milionë euro për përmbushjen e aktiviteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat nuk janë të mjaftueshme edhe për përmbushjen e mandatit aktual të FSK-së, shkruan Kosova Sot.

Sipas Skender Perteshit, ekspert i sigurisë nga Qendra Kosovare për Studime te Sigurisë, Kosova, me kapacitetet aktuale ekonomike që i ka, mund të përballoj një ushtri numerikisht të vogël – 4 mijë trupa aktive, si dhe 1500 trupa rezervë, e pajisur me armatim të lehtë, e cila do të ishte e aftë të mbronte sovranitetin dhe integritetin e vendit, si dhe të kontribuonte në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

ARKATANA

Për themelimin e një force të bazuar në këto kapacitete, Qeveria duhet të ndajë një buxhet deri në 60 milionë euro, i cili nuk e tejkalon shumën 4% të buxhetit aktual të Republikës së Kosovës. Sa i përket mundësisë që Ushtria e Kosovës të pajisjet me mjete luftarake, pa të cilat nuk do të kishte kuptim formimi i ushtrisë, sipas ekspertit të QKSS-së, me buxhetin aktual Ushtria e Ardhshme e Kosovës nuk ka mundësi të pajisjet me mjete luftarake.

“Buxheti aktual i Kosovës nuk u lejon forcave të ardhshme të Kosovës që të pajisjen me mjete të rënda luftarake, siç janë të pajisura shumica e shteteve në rajon. Ndërtimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe pajisja e tyre me mjete të rënda luftarake është shumë e kushtueshme dhe e papërballueshme për buxhetin aktual të Kosovës”, transmeton standarinfo.

Ndërkaq, ‘Kosova Sot’ sjell edhe të dhënat nga Ministria e e FSK’së, të cilat flasin për një buxhet të varfër dhe jo të mjaftueshëm për Ushtrinë e ardhshme të Kosovës. Remzie Zeqiraj, major Oficer për Marrëdhënie me Publikun në MFSK, ka bërë të ditur për gazetën se buxheti për vitin 2013 ka qenë i planifikuar dhe i aprovuar në vlerë prej 39.347.258.00 eurosh, ndërsa buxheti i alokuar ka qenë 36.966.530.04 euro.

Kosovës për MFSK/FSK është ndarë buxheti në vlerë prej 42.038.070.00 eurosh. Ndryshimi në buxhet për afër 5 milionë euro është buxhet që për së afërmi i plotëson nevojat e parapara për institucionin tonë për vitin fiskal 2014”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.