Uji Dea

“Fajtori kryesor për mos-themelimin e FAK-ut, Isa Mustafa”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjasat që Kosova ta ketë ushtrinë e saj brenda 2 vjetëve po pakësohen. Kosova humbi edhe rastin e fundit për t’i bindur serbët që të japin votën e tyre për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, në momentin kur nuk e kushtëzoi krijimin e Asociacionit me këtë.

Ky fakt po shihet si dështim politik e strategjik i Isa Mustafës, i cili për herën e dytë po e pamundëson krijimin e FAK-ut, pasi në legjislaturën e kaluar nuk lejoi që të bëhej FAK-u në këmbim të ulëseve të rezervuara për deputetët serbë, raporton KTV.

Serbët kërkuan që modelin e Policisë ta aplikojnë edhe në ushtri, krijimin e një batalioni etnik, apo të kenë të garantuar pozitën e zëvendëskomandantit të ushtrisë.

Këto tendenca qenë prezantuar që në kohën e UNMIK-ut, ndërsa u ngjallen me ardhjen në pushtet të Listës Srpska, gjë të cilat u mohuan dhe u anashkaluan nga ana e ndërkombëtarëve.

Naim Maloku, njohësi i mirë i çështjeve ushtarake, thotë se kjo kërkesë, e cila doemos që do të vijë nga serbët, do të determinonte çështjen e ndarjes etnike të Kosovës.

“Kërkesa patjetër që do të vijë tash kur Asociacioni do të ketë të gjitha elementet e një mini-shteti. Serbët do të insistojnë ta kenë batalionin serb, por i mbetet Qeverisë të qëndrojë e fortë e të mos lëshojë pe sepse me këtë Kosova do të ndahet në vija etnike.”

Uji Dea

Të rrezikshëm këtë e ka cilësuar edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Florian Qehaja, që sipas tij, është tendencë klasike për ndarjen etnike të Kosovës.

E ish-komandanti i FSK-së e sheh të pamundur që serbëve t’u jepet pozita e zëvendëskomandantit edhe për një periudhë 20-vjeçare.

Ndërkohë, vetë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në një postim në Facebook, ka thënë se ka gjasë që FSK-ja t’i marrë përgjegjësitë e FAK-ut, pa u bërë ushtri fare, transmeton Koha.net.

Mustafa shkroi se: “Në rast të mungesës së mirëkuptimit për amendamente Kushtetuese, të cilat e transformojnë FSK-në në FAK, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për FSK-në, me të cilin FSK-ja do t’i marrë të gjitha përgjegjësitë që ishin të parapara për FAK-un. Ndërkaq, do ta ndryshojmë emrin e Ministrisë së FSK-së”, ka shkruar Mustafa.

http://koha.net/?id=27&l=73036

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.