Fajon: Unë nuk e di datën se kur mund të udhëtoni pa viza
Europarlamentarja Tanja Fajon, ka deklaruar se është jo produktive që ajo apo kushdo tjetër të flas me data se kur kosovarët mund të udhëtojnë pa viza drejt vendeve të BE-së.
Ajo gjatë një konference për media ka thënë se në takimet që ka pas me dy ministrat e Kosovës, Vlora Çitaku e Bajram Rexhepi është njoftuar detajisht për punën që po bëjnë institucionet e Kosovës në përmbushjen e kritereve për liberalizimi vizash.
Megjithatë, ka thënë se Kosova ka bërë progres në këtë rrugë por që ende mbetet për të punuar. Fajon ka paralajmëruar se në muajin mars do të vije në Kosovë për të dytën herë misioni i ekspertëve për të parë nga afër se çfarë është punuar për përmbushjen e kritereve për procesin e liberalizimit.
Fajon ka thënë se duhet pritur raportin e këtij misioni e pastaj të shikohet se ku qëndron Kosova në përmbushjen e kritereve që kërkohen. Eurodeputetja shtoi se një ndër problemet kryesore të Kosovës për këtë proces është numri i madh i azilkërkuesve nga Kosovë drejt BE-së. Për këtë ajon i ka thënë dy ministrave Rexhepi e Çitaku që të punojnë për ndalimin e kësaj dukurie./express/


