Mobi Casa

Fadil Ismajli: Trepça nuk do të privatizohet, por do të mbetet pasuri shtetërore

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli ka thënë se Trepça duhet të shndërrohet në ndërmarrje publike në mënyrë që të kontrollohet nga Qeveria.

Ai ka thënë se ndryshimi i Ligjit po bëhet me qëllim që mos të privatizohet kjo ndërmarrje e Kosovës, por të mbetet pasuri e Kosovës.

“Gjithë atë që kemi bërë deri më tash ka qenë m’u e kundërta e privatizimit. Trepca si një pasuri kombëtare do të mbetet pasuri shtetërore. Ky është qëllimi pse po e nxjerrim nga AKP’ja”, ka thënë Ismajli, në televizionin publik.

Fundamenti

Ai ka thënë se brenda pesë vitesh Trepça do të ketë vlerën në bursën ndërkombëtare.

“Trepça është një aset i çmueshëm edhe për organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ai.