UBT

Facebook me dizajn të ri, gjatë javës!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjatë kësaj fundjave, rrjeti më i madh social në botë Facebook.com ka ftuar gazetarët e mediave më të mëdha botërore në një ngjarje ekskluzive në të cilën thuhet se do të prezantohet dizajni i ri i faqes.

Ngjarja e cila mbahet më 7 mars, përveç kohës dhe vendit nuk jep shumë detaje rreth temës për të cilën do të fliten, apo ndonjë imazh të dizajnit të ri të faqes.

FITORJA

Mirëpo, sipas disa burimeve jo-zyrtare të cilat pohimet e tyre i kanë bazuar në funksionin e ri të Facebook, motorin e kërkimit Graph Search, thuhet se krejt ngjarja do t’i kushtohet dizajnit të ri të listës së postimeve dhe lajmeve që përdoruesin kanë në faqet e tyre brenda rrjetit social, dhe se dallimet më të vërejtshme do të jenë në madhësinë e fotografive që postohen në rrjetin social, më shumë hapësirë në ngjyrat bardh e kaltër, ndërsa dizajni i ri pritet të shfaqet edhe në aplikacionet e saj mobile për të gjitha platformat mobile.

Sipas Mashable, Facebook do të sjell dizajn të ri edhe të Timeline, ku ndryshimet më të mëdha do të jenë në radhitjen e informatave të përdoruesit, paraqitja e historikut të profilit, si dhe ndërrimin e lokacionit dhe kohës në fotografinë e profilit të secilit përdorues. / Telegrafi /

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.