ARKATANA

Fabrika e bukës “Kualiteti” në shitje për të shlyer borxhet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan sipas një njoftimi që ka dhënë Raiffeisen Bank ka sjell vendim që ta shes paluejtshmërinë e hipotekuar pronë e Sylejman Deshishkut në të cilën pronë është ndërtuar fabrika e bukës “Kualiteti. Kjo pasuri pritet të shitet në ankand publik më 26 shkurt kurse vlera e saj është mbi 5 milion euro.

E njohur si fabrika e “Kualitetit” ose në popull si buka e shtetit , kjo ndërmarrje dikur gjigant tashmë është qitur në ankand publik për shkak të borxheve.

Ndonëse ankandin nuk e pranon pronari i saj Sylejman Deshishku , megjithatë sipas një njoftimi të Raiffeisen Bank , Gjykata Themelore në Gjilan ka sjellur konkluzionin – vendim që ta shes paluejtshmërinë e hipotekuar pronë e Sylejman Deshishkut në të cilën pronë është ndërtuar fabrika e bukës “Kualiteti. Kjo pasuri pritet të shitet në ankand publik më 26 shkurt kurse vlera e saj është mbi 5 milion euro.

Mobi Casa

Gjithashtu sipas vendimit të Gjykatës Themelore kjo pasuri e Kualitetit do të shitet në ankand publik me qëllim të sigurimit të mjeteve për të përmbushur obligimet e firmës FBM “Kualiteti” të cilën e përfaqëson Sylejman Deshishku. Sipas vendimit vlera e Kualitetit arrin në 5.078.090 euro , por kjo paluejtshmëri mund të shitet edhe nën vlerën e përcaktua, r por jo më lirë se ½ e kësaj vlere.

Tashmë Gjykata e ka caktuar datën e ankandit më 26 shkurt. Ndërkaq Sylejman Deshishku pronar i “Kualitetit” i kontaktuar nga rajonipress tha se nuk ka njohuri për këtë vendim. “Unë nuk kam ndonjë vendim të tillë sepse “Kualiteti” ka pasur një prestigj të mirë në Gjilan dhe në Kosovë. Ne e kemi bërë më të mirën e mundshme që qytetarët e Gjilanit vërtet të shijojnë ushqimet kualitative” tha Deshishku.

Ai shpreson që e tërë kjo situatë të kalojë në favor të punëtorëve dhe të pjesës së menaxhmentit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.