RCCOLA

EVSB, policia dhe inspeksioni komunal flasin për disa probleme të identifikuara në këtë komunë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – EVSB, dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur takimin e tyre të rregullt për vitin 2023. Gjatë kësaj mbledhje u bisedua gjendja e sigurisë në Komunën e Vitisë, ku nga të pranishmit u vlerësua e qetë dhe stabile!

Po ashtu nga anëtarët e pranishëm në takim, u ngritën disa probleme të identifikuara, siç janë:
Zjarrvënjet e qëllimshme, qentë endacak, rruga:Viti – Pozheran, mungesa e disa shenjave të komunikacionit, prerja e disa pishave në fshatin e Ri.

Rastet e personave me të meta mentale, të cilët shpesheher i rrezikojnë drejtuesit e automjeteve, u dalin në moment para veturave, e kështu me radhë. Vozitje e shpejtë e veturave, sidomos mbas mesnate etj.

Eco Higjiena

Në këtë mbledhje kontribut të rëndësishëm dha edhe drejtori i drejtorisë së Inspeksionit, dhe njëherit anëtarë i EVSB-së, z.Adnan Ymeri.

Ymeri, tha se Komuna e Vitisë, dhe drejtoritë përkatëse janë gjithnjë në shërbim të qytetarëve, dhe jemi duke punuar që rrugët në Komunën e Vitisë, të jenë të gjitha të pajisura me shenjat adekuate të rrugëve, por janë disa procedura që sigurisht se na marrin kohë, por gjithsesi duhet respektuar.

EVSB, falënderon Institucionet Komunale, veçmas Kryetarin e Komunës së Vitisë, z.Sokol Halitin, që në çdo kohë dhe në çdo moment, ka përkrahur dhe është i gatshëm të përkrahë dhe t`i mbështes EVSB-në, dhe PK-në, për projekte dhe fushata të ndryshme vetëdijesuese, e që këto fushata, ndikojnë dukshëm në sigurinë e qytetarëve të Komunës së Vitisë thuhet në njoftimin e koordinatorit të EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahut./rajonipress/