Fundamenti

Evazioni fiskal për brengosje, prin rajoni i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Biznesmenët kosovarë vazhdojnë të mos e deklarojnë një pjesë të të hyrave. Gjithashtu konkurrenca jo fer, si pasojë e evazionit fiskal, dhe mosdeklarimi i punëtorëve mbesin si problematikat më të mëdha për të zhvilluar biznesin në vendin tonë, u tha në një tryezë të rrumbullaktë organizuar nga instituti për hulumtime “Riinvest”, njofton Kohavisioni.

Sipas këtij instituti, këto gjetje kanë dalë nga anketat me 600 biznese. Sipas anketës, në Kosovë raportohen 65.6 për qind të shitjeve, ndërsa 34.4 për qind nuk deklarohen, pasi ekziston bindja se fare lehtë bizneset mund t’iu ikin taksave dhe të mos kapen nga autoritetet.

Gjilani prin nga rajonet e tjera me evazionin më të lartë të taksave, me rreth 60 për qind të shitjeve të padeklaruara, ndërsa më së paku thuhet të ketë në rajonin e Gjakovës.

Mobi Casa

Ministri i Financave, Besim Beqaj ka theksuar se viteve të fundit evazioni fiskal ka shënuar rënie.

Jan Peter Olters, menaxher për Kosovë në Bankën Botërore, ka thënë se nëse janë të sakta të dhënat e analizës, situata nuk është aspak e lakmueshme për ekonominë kosovare. Për informalitetin dhe evazionin fiskal, pjesëmarrës në tryezë nga partitë politike opozitare kanë kërkuar ndërmarrjen e hapave konkretë nga qeveria.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.