Mobi Casa

Eurodeputeti holandez i ashpër ndaj BE-së: Hiqni pengesat, pranoni aplikimin e Kosovës për anëtarësim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten ka bërë thirrje të fuqishme që Këshilli i Bashkimit Evropian të heqë pengesat dhe të pranojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.

Në një fjalim të mbajtur në Parlamentin Evropian, Reuten theksoi se Kosova është një partner që ndan vlerat dhe perspektivën gjeopolitike të BE-së, dhe se bllokimi i aplikimit të saj për anëtarësim është i papranueshëm.

“Kosova është partneri ynë, ndan vlerat tona dhe ka të njëjtin orientim gjeopolitik. Megjithatë, Këshilli i BE-së vazhdon të bllokojë pranimin e thjeshtë të kërkesës për anëtarësim të këtij partneri. A kështu trajtohet një partner?” u shpreh Reuten, duke kritikuar qëndrimin e Këshillit.

FIDANISHTJA

Ai i bëri thirrje BE-së të heqë masat kufizuese, të normalizojë marrëdhëniet mes të gjitha vendeve anëtare dhe Kosovës, si dhe të njohë zyrtarisht shtetësinë e saj.

Reuten propozoi gjithashtu që, edhe pa miratimin e Këshillit, Komisioni Evropian mund të nisë përgatitjen e opinionit për aplikimin e Kosovës, si një hap drejt integrimit të mëtejshëm.

Kosova ka dorëzuar zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në BE më 15 dhjetor 2022, por procesi mbetet i bllokuar për shkak të mosnjohjes së pavarësisë së saj nga Serbia dhe pesë vende anëtare të BE-së: Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.