Fundamenti

Eurodeputeti holandez: Askush nga Serbia nuk u dënua për sulmin në Banjskë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka kërkuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që t’i heqin masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Ai mes tjerash pret një rishikim të procesit të dialogut sepse sipas tij nuk është duke dhënë rezultate.

Nuk po sheh rezultate nga procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që po ndërmjetësohet nga blloku evropian.

Andaj, deputeti holandez ne Parlamentin Evropian, Thijs Reuten thotë se ka ardhur koha që të rishikohen disa gjëra.

Politikani holandez deklaron se evropianët duhet të jenë më të rreptë karshi Serbisë sepse kjo e fundit po luan rol destabilizues në rajon.

Ai i ka bërë thirrje shtetit serb që të jetë më konstruktiv dhe të fokusohet drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Uji Dea

“Duhet ta rishikojmë procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë sepse nuk është duke prodhuar rezultatet qe do të donin t’i shihnim. Sa i përket mendimit tim duhet të jemi më të rreptë ndaj Serbisë sepse ajo po vazhdon të luaj një rol destabilizues në rajon. Unë dua ta shoh Serbinë që të bëjë hap drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian sepse kjo do të ishte mirë për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, shprehet Reuten për Tëvë1

Në anën tjetër, Reuten ka kërkuar që të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës sepse siç konsideron ai janë të padrejta.

Ai thotë se gjatë kësaj periudhe ka pasur incidente më të mëdha që kanë mbetur pa ndëshkuar, duke përmendur këtu sulmin paramilitar në Banjskë.

“Masat ndëshkuese asnjëherë nuk duhej vendoseshin ndaj Kosovës. Ka pasur incidente edhe më të mëdha që kanë mbetur pa u ndëshkuar siç ishte sulmi në Banjska. Askush deri më tani nga qeveria Serbe nuk është ndëshkuar. Natyrisht që Kosova duhet të përmirësohet në disa çështje, por masat ndëshkuese nuk janë fare të arsyeshme. Kosova nuk ka qenë dhe nuk është një faktor destabilizues në rajon. Ka ardhur koha që shtetet anëtare të bllokut t’i heqin këto masa ndëshkuese ndaj Kosovës”, thotë eurodeputeti.

Të enjten më 24 tetor, në Bruksel pritet të zhvillohet rundi i ri i takimeve në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.