EULEX-i merr primatin në veri

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit ia ka mundësuar misionit të BE-së EULEX, të faktorizohet në veri të Kosovës. Misioni i vendosur në shtetin e ri në vitin 2008, asnjëherë nuk kishte arritur që të funksionojë normalisht në pjesën më problematike të vendit.

Barrikadat dhe dhuna e grupeve të organizuara të serbëve që kanë rezistuar, patën pamundësuar krejtësisht funksionimin dhe lëvizjen e EULEX-it, duke krijuar shpesh edhe skena turpëruese për misionin e sundimit të ligjit. Por me nisjen e dialogut Prishtinë–Beograd, EULEX-i ka nisur ta fitojë “betejën” për veriun.

Eco Higjiena

Pjesëtarët e misionit tash lëvizin më lirshëm, dhe i janë kthyer arrestimit të qytetarëve të dyshuar për krime të ndryshme por që qenë strehuar në pjesën më problematike të vendit. Për më shumë, gjatë javëve të kaluara, misionarët evropianë kanë mbikëqyrur edhe mbylljen e zyrave të MUP-it në veri të Kosovës.(Tribuna)