RCCOLA

EULEX-i kthen Lushtakun në burg, mjekët e mbrojtja s’pajtohen

/ 1 minutë lexim

Sami Lushtaku nuk mund të qëndrojë në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, pavarësisht se mjekët kanë konstatuar se i duhet ekzaminim më i gjatë. Ai duhet të dërgohet sërish në paraburgim. Kështu vendosi të martën një gjyqtar i EULEX-it. Sipas vendimit të tij, të cilin mjekët është dashur ta nënshkruajnë, Lushtaku nuk ka nevojë më për trajtim në QKUK.

Të martën pasdite, Lushtaku është transportuar nga QKU për në burgun e Dubravës, ku po mbahet në paraburgim, si i dyshuar për “krime lufte”, si një nga pjesëtarët e të ashtuquajturit “Grupi i Drenicës”.

Mobi Casa

Mjeku Sami Deliaj tha të martën për “Tribunën” se pacienti Lushtaku ka probleme me boshtin kurrizor dhe se ai është dashur edhe më tutje të trajtohet në QKUK për ekzaminim më të thellë. “Trajtimi ynë ndaj pacientit mbeti në gjysmë pasi sot (e martë) në orën 15:00, na erdhi vendimi me shkrim se atij duhet t’i ndërpritet trajtimi në Klinikë”, tha Delijaj.(Tribuna)