HW

Etika e pantollmbushjes maqedonase

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Emin Azemi- Mos raportimi i medieve maqedonase për rrahjet brutale të shqiptarëve, (fëmijë, kalimtarë të rastit, pleq, gra….), të premten pasdite, tregon për mjerimin në të cilin ka rënë ky profesion, etika e të cilit është reduktuar në një diferencim të tmerrshëm të përkatësisë etnike të dhimbjes.

Ata (mediat, shoqëria civile, intelektualët) që tani nuk i shohin/regjistrojnë këto brutalitete të shfrenuara mbi shqiptarët, janë bashkëfajtorë për çfarëdo eskalimi eventual të dhunës etnike në Maqedoni, atëherë kur edhe shqiptarët do t’i aktivizojnë huliganët e tyre ‘spontanë’. Nuk e dimë si do të raportojnë atëherë mediat maqedonase, kur do të mund të ndodhë që mbi shpinën apo kokën e ndonjë të pafajshmi maqedonas do të shohim penj kirurgjikal të qullur nga gjaku i ‘protestave spontane të shqiptarëve’.

Sigurisht, atëherë do të zgjohet “profesionalizmi maqedonas” nëpër media, duke na shitur mend se këtu ndryshon puna, sepse sipas këtyre kastravecave të mërdhimë të gazetarisë mendermethënëse maqedonase, vetëm kur rrihen shqiptarët, mediat duhet të heshtin, në mënyrë që “të mos krijohet situatë tensionuese dhe revanshiste në Maqedoni”.

FIDANISHTJA

Turp për kolegët tanë, që nuk arritën ta tejkalojnë gropën që na ndan. Nëse kanë menduar se duke e futur kokën si struci në zall, do të arrijnë të bëjnë urë heshtjen, konformizmin dhe qyqanllëkun e tyre profesional, këta fare gazetarucash maqedonas e kanë patur shumë gabim, sepse ata pavetëdijshëm po bëhen urë e një politike iracionale që mund të prodhojë situatën e ngjashme me atë të v. 2001.

Atëherë kur nuk mjaftonin boçat për të mbyllur (lexo:mutu) prapanicat e ‘patriotëve’ maqedonas. Por, për gjithë ata që kanë nevojë për boça le të t’i drejtohen Tanushës, Mateçit, Haraçinës, Sllupçanit, mos ndoshta ka ngelë ndonjë boçë e papërdorur nga ajo kohë e pantollmbushjes “patriotike” maqedonase…..

Tash po e kuptoj pse ende i vije era mut moralit të gjithë atyre që nuk kanë koçe me e denu këtë qyqanllëk të maqedonasve të organizuar ‘spontanisht’ për të rrahur fëmijë shqiptarë….

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.