UBT

“Është radha që BE-ja ta shpërblejë Kosovën”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Pas ndryshimeve kushtetuese për Gjykatën Speciale dhe arritjes së katër marrëveshjeve në Bruksel me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve, tani është radha që BE-ja ta shpërblejë Kosovën në rrugën e saj evropiane.

Kështu kanë thënë për ‘Epokën e re’ njohësit e integrimeve evropiane, Vigan Qorrolli dhe Emrush Ujkani.

Mobi Casa

Ata kanë vlerësuar se këto veprime të Kosovës duhet të ndikojnë pozitivisht në procesin e liberalizmit të vizave dhe nënshkrimin e MSA-së, kurse kanë shtuar se do të ishte e padrejtë që në këtë proces të shpërblehet vetëm Serbia.